Shkruar nga Arta
|
e shtunė . 01 qershor 2013 |
Të jetojmë n'këtë botë, Zoti na krijoi Na tregoi të lejuarën-Hallallin dhe për të ndaluarën-Haramin n'Kur'an na tregoi Secilit të drejtë i dha, n'këtë jetë Të jetoj siç do vet. E tepërt është dikujt t’i përzihesh në jetë. E kur është fjala për FENË Jo, nuk ju lejoj tek unë të ndërhyni Është e drejta ime personale Se si jetoj! Unë di vet S'kam nevojë për kritika Secili të shikojë punën e vet Dua dhe jam kjo që jam Prej kësaj që praktikoj s'do të heq dorë për jetë Rrugët e jetës i zgjedhi vet Nuk dua një jetë banale Por dua të jetoj në realitet. Vërtet më vjen keq Për ata që pëshpërisin Më fjalë të hidhura Më qëndrojnë pranë Me shumë fytyra më dalin përballë Ndaj nuk lejoj Të më pengoni Rrugës së jetës do eci vetëm S'dua askush të më përzihet në këtë S'dua askush të më dalë pengesë Dhe për këtë lutem çdoherë Të jem vetvetja përherë Të jetoj siç dua vet, dhe në ralitet Në këtë FE të pastër dhe të vërtetë Në këtë lumturi që unë ndjej Në këtë qetësi shpirtërore që kam Me shpresë që dhe ju të hyni n'këtë Dhe të bashkuar të ecim kësaj rruge Që së bashku të ecim n'këtë rrugëtim Do t'kem të mira n'këtë botë Dhe mbas vdekjes insha-Allah në Xhenet Allahu na bashkoftë! |