Shkruar nga ...
|
e diel . 19 maj 2013 |
Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbyll çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë. E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës duke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që e pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë.
Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, ngase nuk di nga t'ia mbaj.
E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: "O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë ashtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt."
Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye, e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi.
Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa nëna për shpëtimin e tij.
Nëna gjithëherë ka zemër madhështore dhe të butë. O Allah, na bëj prej atyre që i respektojnë prindërit!
Allahu ka thënë: "Thuaj: Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 24)
Përshtati: Valdet Kamberi |