MЁNYRA E ABDESIT

 
Loti mė pikon, babi dhe nėna ime! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e enjte. 02 maj 2013

Babi e nëna ime, ju dua shumë
loti im pikon kur ju s’jeni afër meje
një vajzë ju me patët, e më latë mua
Allahu xh.sh,
më fali tek ju
por ju pa mëshirë, më latë.


Unë lutem për ju, edhe pse ju s’jeni afër meje
që të më ofroni dashurinë prindore

Nëna ime, shumë jam mërzitur
kur unë zgjohem në mëngjes,
lotët më pikojnë.


Është kjo vuajtje, kurrë s’ke as njeri afër
Unë po ju kërkoj juve,
jam shumë e re për
të mbetur vet,
pa babë dhe nënë, pse ju
u ndatë,

ndërsa unë mbeta vetëm, gjithnjë.

Unë mendoj vetëm për ju,
ani se e di se
ju të dy tash jeni martuar,
ndërsa unë
ende çdo ditë mendoj për ju,
tash po
i mbushi 18 vite
malli për ju rritet çdo ditë
e ju s’mund të shikoni vajzën e juaj

Se vajza e juaj është rritur dhe edukuar
Edhe mësimet me sukses shembullor i ka përfunduar,
dhe namazin kurrë pa e lanë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.