MЁNYRA E ABDESIT

 
O ti...!! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e shtunė. 27 prill 2013

O ti që veten musliman e quan,
e për këtë fe asgjë s’ke mësuar
Ti që botën tjetër e mohon 
Thua xheneti dhe xhehenemi nuk ekzistojnë.
Si do të dalësh para Zotit tënd
Si do të jetë gjendja jote 
Atë ditë kur të dridhet toka me tronditjen e saj të fundit (El Zelzele: 1)
E kjo dynja do të zhduket
Ku janë atë ditë!
Ato që thoje kurrë nuk do t'zhduken
Ku janë paratë që ishin zot për ty
Ku është fama dhe pozita
Ku janë lumturitë dhe shëtitjet
Ku janë fëmijët dhe prindërit
Ku janë motrat dhe vëllezërit
Ku janë shokët dhe shoqet
Ku janë nipat dhe mbesat
Ku janë gjyshërit dhe gjyshet
Ku janë ata më thuaj
Atë ditë të gjithë do t'braktisin
E për vete t'gjithë do t'përgjigjen
O ti i mjeri!!!
Sa shumë që më dhimbsesh
Ti që Zotin e mohon
Si mendon që do t'jetë përfundimi yt
Si do të dalësh para Allahut 
Ohh, i mjeri ti!!!
Sa i përulur dhe i pavlerë do t'jesh atë ditë
Pendohu, t'lutem! 
Allahu është shumë mëshirues dhe mëkat-falës
Të gjitha do t’i falë
Largohu nga kjo, o ti i ngratë
Largohu, pasuria t'ka verbuar
Shejtani të ka pushtuar
Dynjanë shumë ta ka hijeshuar
Ndalu një minutë dhe mendo 
Sa shumë argumente që ke
Duke nisur nga vetja jote 
kush mendon që të ka dhënë gjithë këtë të mirë që ti posedon
Ti që thua Zoti nuk ekziston
Më thuaj atëherë se kush t'krijoi
Lotët m'pikojnë, t'mos qaj nuk mundem
Kur t'shoh se si je duke u zhytur n'detin e humnerës
Allahut i lutem që t'ju udhëzojë 
Dhe nga ky mosbesim mua të më mbrojë
Na ndihmo, o Allah, t'gjithëve n'këtë dynja
Që t'adhurojmë dhe të madhërojmë ashtu siç Ti e meriton. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.