
Ajo që ka kaluar ka shkuar, mos mendo në atë që ka mbaruar...
1- Ajo që ka kaluar ka shkuar, mos mendo në atë që ka mbaruar. 2- Lëre të ardhmen të vijë dhe mos u brengos për të nesërmen, sepse ti nëse përmirëson ditën tënde përmirësohet e nesërmja e jote. 3- Ec dhe vrapo, largoju përtacisë dhe mërzisë, distancohu nga koha e lirë dhe papunësia. 4- Ripërtërije jetën tënde, ndrysho format e jetesës tënde dhe mënjanoje rutinën të cilën e jeton. 5- Shto istigfarin, sepse me atë vijnë: furnizimi, shpëtimi, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe shlyerja e mëkateve. 6- Sprova të afron tek Allahu, të mëson lutjen dhe largon nga ti mendjemadhësinë, egon dhe mburrjen. 7- Mos qëndro ulur me urrejtësit, ziliqarët sepse ata janë sëmundja e shpirtit dhe bartësit e pikëllimeve. 8- Kujdes nga mëkatet, sepse ato janë shkak i çdo brenge, mërzie, janë dyer të fatkeqësive dhe krizave. 9- Mos i urrej fjalët e rënda që thuhen për ty, sepse ato i bëjnë keq atij e jo ty. 10- Sharja nga ana e armiqve tu, dhe fyerja nga ana e ziliqarëve ngrit pozitën tënde, sepse ti je bërë person që përmendesh dhe me rëndësi. 11- Bëhu i thjeshtë me njerëzit, përfiton dashurinë e tyre, dhe përdor fjalë të buta që të të duan. Bëhu modest të të respektojnë. 12- Dije se ata që të përgojojnë të kanë dhuruar të mirat e tyre, të kanë shlyer mëkatet dhe të kanë bërë të njohur, e kjo është një dhunti. 13- Fillo i pari me përshëndetje (selam) ndaj njerëzve dhe trego se je i kujdesshëm ndaj tyre. Kështu do të afrojnë afër zemrave të tyre. 14- Mos humb jetën tënde duke bredhur mes drejtimeve, punëve dhe zanateve të ndryshme, sepse kjo jep të kuptojë se ti nuk je i suksesshëm në asgjë. 15- Bëhu i gjerë dhe gjeje një arsyetim për ata që gabojnë ndaj teje, ashtu që të jetosh në rehati dhe qetësi. Kujdes nga hakmarrja. 16- Mos i gëzo armiqtë e tu me hidhërimin dhe pikëllimin tënd sepse ata këtë duan, mos ua realizo qëllimet e tyre të larta. 17- Ti je ai që ngjyros jetën tënde me idetë e tua, andaj mos vendos syze të zeza në sytë e tu. 18- Nëse bie në ndonjë krizë, kujto sa kriza kanë kaluar në ty dhe të ka shpëtuar Allahu prej tyre, Ai që të ka shpëtuar herën e parë të shpëton edhe herën e dytë.
Përshtati: Valdet Kamberi |