Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e shtunė. 20 prill 2013 |
Unë jam i vogli të cilin e ke rritur. Une jam mëkatari që mbi mua ke vonuar dënimin. Unë jam i sëmuri që më ke shëruar. Unë jam i nënçmuari që më ke ngritur. Unë jam i dobëti që më ke forcuar. Unë jam ai që të kam mëkatuar e Ti m’i ke mbuluar. Unë jam ai që nuk jam turpëruar kur të kam mëkatuar. Unë jam ai që do të qëndroj para Teje i vetëm. Unë jam ai që do të vdes i vetëm. Unë jam ai që do të kaloj urën e Siratit i vetëm. Unë jam ai që do të hyj në varr i vetëm. Unë jam ai që do të llogaritem i vetëm. Unë jam ai që nuk më ke poshtëruar para njerëzve. O Allah! Shoqëroja vetmisë sime frikërespektin ndaj Teje. Amin! |