Shkruar nga Jeta
|
e diel . 14 prill 2013 |
A do harrohet "vdes" e kaluara çdo njeri ka nevojë ta transferojë të kaluarën në të ardhmen. E ti gëzoju të tashmes, gëzoju estetikes dhe begative të Allahut E shkuara mbetet dhembja jonë, vuajtja jonë.
Ajo mbetet lëndim dhe disfatë e jona. E shkuara nuk vdes, "jo" nuk vdes… Mirëpo ti rezistoje t'kaluarën, hapave që kaluan mos iu rikthe më…
E si mund të vdesë e shkuara, ndërkohë ne kemi jetuar në të Sa vuajtje, lot në të i përjetuam Sa humbje të anëtarëve me dhembje të madhe i tejkaluam.
Përkujtimi i Allahut dhe madhërimi i Tij, do jetë një burim ndihmës për ty “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe juve, e të mos jetë e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë.” (Hadid, 22)
Të besojmë që caktimi i Zotit, vullneti i Tij dhe Libri i Tij Kurani, Do na ndihmojë ne o rob\robëreshë e Allahut, për ta pranuar jetën tonë ashtu siç është, për të bërë përpjekje, për ta ndryshuar vetveten tonë dhe për t’u përmirësuar, pa u dorëzuar.
Ta kalojmë të shkuarën pa e kujtuar në çdo moment E tani mos e privo veten tënde me mëkatet e vjetra Pasha Zotin ke për të shpëtuar Nëse si len pas dore farzet e Allahut, dhe sunetet e pejgamberit a.s.
Mos u mundo t’i ndryshosh Farzet që Allahu t’i urdhëroi Synetet që pejgamberi na i mësoi Vazhdoje programin tënd të zakonshëm që e kishe punën dhe leximin e Kur’anit.
Mos i ndrydh emocionet tuaja, Mos i qaj hallet tua me dikë, çdo bisedë zhvilloje me masë, mos e tepro. Fol pozitivisht dhe mos i lejo fjalët e liga të kalojnë nga gjuha dhe buzët e tua.
E shkuara jote ndoshta, fsheh në vete gjynahe, gabime të shumta. Çdo njeri gabon, s’ka njeri pa të meta Ndalu, mendo! Fjalët e Allahut gjithmonë kujtoji!
Falëndero Allahun që ty të udhëzoi Zemrën tënde nga lakmia e të ndaluarës ta largoi Mëshiruesi i do ata që arrijnë dije dhe bëjnë vepra të mira! Pse s’ia mundëson vetes dhe ti një gjë të tillë.
E ta fitosh Xhenetin e Allahut Aty s’ka vuajtje, s’ka dhembje, Aty do të ketë lumturi, kënaqësi çdo gjë që e kërkon, vetëm aty do i kesh, o njeri...
|