Sot e xhuma-festa e javės |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e premte . 05 prill 2013 |
Sot është dita e xhumasë-festa e javës, Allahu na e pranoftë namazin e xhumasë i faltë të gjithë të sëmurit që s’mund ta falin.
Allahun xh,sh. ne e falënderojmë që për çdo javë një festë na dhuroi xhumanë në xhami me xhemat ta falim këtë ditë me shumë kënaqësi.
Ta falim, të shkojmë në xhami sa më herët, i ri e plak, por mos të harrojmë që edhe fëmijët me vete t’i marrim se dita e xhumasë është obligim i çdo muslimani të riut dhe plakut, kjo kurrë nuk bën të harrohet pos ata që janë të sëmurë e nuk mund të falen Allahu xh.sh. i shëroftë!
O Allah, ne vetëm Ty të adhurojmë që pos dy festave të Bajramit edhe festën e javës na e dhurove të shkojmë në xhami, me xhemat të falemi.
Këtë ditë sa më mirë ta festojmë dhe në hytbe, hoxhallarët t’i respektojmë fjalët e tyre me vëmendje t’i dëgjojmë Allahu xh.sh. të gjithë i shpërbleftë.
Se nga çdo hytbe ne përfitojmë lusim Allahun xh. sh., që hoxhallarët t’i shumojë se nga hoxhallarët ne shumë mësojmë, Allahu me xhenetin Firdevs të gjithëve ju shpërbleftë.
|