MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Frenimi i mllefit dhe falja ndaj njerėzve |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e premte. 15 mars 2013 |
 Allahu thotë: ”…që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran: 134).
Me emrin e Allahut të Lartësuar.
Allahu thotë: ”…që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran: 134). Gjithashtu, Allahu ka thënë: ”Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e Allahut, por sikur të ishe i ashpër dhe zemërfortë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë…”. (Ali Imran: 159).
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush e përmban hidhërimin e tij, Allahu ia mbulon të metat, dhe kush përmban mllefin e tij, edhe pse ka mundësi të hakmerret, Allahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit”. (Silsile Sahihah e shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë).
Njeriu në këtë jetë të dynjasë është në sprovë, sado që mundohet të jetë i drejtë në raport me njerëzit dhe të shpëtojë nga e keqja e tyre në fjalë dhe vepër, le të jetë i qëndrueshëm për shkak të divergjencave të njerëzve.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Njerëzit janë si metalet e arit dhe argjendit”. (Muslimi).
Ka mundësi të gjejë ftohje prej shokut, apo ashpërsi dhe vrazhdësi në fjalët e fqinjit, e që prej kësaj nuk ka shpëtuar askush, e sikur të shpëtonte, do të shpëtonte Muhamedi alejhi selam, i cili ishte i butë, i qetë, i mëshirshëm, i afërt me njerëzit, bujar, por megjithatë edhe ai hasi në: keqtrajtim, izolim, largim, gurëzim, saqë i rrodhi gjak nga dy këmbët e tij të ndershme. Kur i shkon atij meleku i kodrave dhe i thotë: -Nëse dëshiron do t’i bashkoj atyre dy malet,- ndërsa i Dërguari i Allahut i përgjigjet: -Shpresoj që Allahu të nxjerr nga palca e tyre pasardhës, që do ta adhurojnë Allahun një të vetëm, duke mos i bërë shok.- (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Kjo nuk është gjë tjetër pos praktikim i fjalës së Allahut, ku thotë: ”Ti merri me të mirë, urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!” (A’raf: 199).
Po ashtu rasti i beduinit, që e kishte kapur të Dërguarin e Allahut për rrobash, duke e tërhequr me forcë, saqë kishte lënë shenja në qafën e të Dërguarit, duke i thënë: -Më dhuro nga pasuria e Allahut që ti zotëron.
Islami na nxit në pajtimin mes armiqve, dhe në këtë rast ka lejuar edhe gënjeshtrën, për shkak të realizimit të interesave të përgjithshme: largon zilinë, urrejtjen, armiqësinë dhe derdhjen e gjakut, e në vend të saj mbjell: dashurinë dhe butësinë, paqen, sigurinë. E gjithë kjo bëhet duke falur dhe frenuar mllefin, e me këtë arrihet një mirësi e madhe dhe mënjanohet një e keqe e madhe.
Motra të nderuara: le të ruhemi nga sprovat, qofshin ato sprova të çështjeve të kësaj bote, apo sprova për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut. O Allah, ne kërkojmë mbrojtje nga sprovat, ato të dukshmet dhe të padukshmet. Amin!
Përshtati: Valdet Kamberi |
|
|
|
|