Shkruar nga Arta
|
e martė . 12 mars 2013 |
Ç’është ky tym që mbuloi serin? Ç’është ky ankth që robëroi njerëzinë? Ç’është ky tiran që vret fëmijë...? Ç’është kjo heshtje, që mbuloi gjithësinë? Pa fjalë të gjithë po rrini Pse po heshtni e po ngurroni, e këtij populli s'po i ndihmoni? Nga ky tiran ta shpëtoni Çka ka toka që gjëmon? Nga lotët e nënave po ushton Kush je ti, ore barbar? Që me popullin tënd po lufton? Deri kur kështu do t'veprosh? Popullin tënd ta masakrosh? Vendin tënd ta shkatërrosh? Kush je ti...? Kush je ti, që vret fëmijë? kush je ti, që ndjenja fare s’ke? Çfarë emri...? Ti meriton...! Veq tradhtar i vendit tënd. vret dhe masakron. Dhe fajtor veten tënde nuk e zë Këtë tokë je duke e shkatërruar Nga shtëpitë e tyre gjithë njerëzit po i largon Kush je, o shkatërrimtar? kush je ti, ore barbar? Deri kur kështu do veprosh? Koha është tani pushtetin ta lëshosh Mjaft më...! Erdhi koha tani. Në këtë vend të mbizotërojë qetësia Të mbizotërojë paqja, të lirë të lozin më në fund fëmija Ty të mallkoftë Perëndia! |