Qaben e bekuar shpresoj ta vizitoj |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e hėnė . 25 shkurt 2013 |
Çdo njeri që ka lindur, e di se një ditë do të vie koha ashtu siç kemi ardhur në këtë botë kaluese, ashtu edhe do shkojmë përgjithmonë në ahiret, si të gjithë para nesh.
Lusim Allahun e Lartësuar, që vdekjen ta kemi sa më të lehtë se nuk ka njeri që ka lindur e që s’ka me vdekë.
Dhe planet e dynjasë së kalueshme të gjitha t’i realizojmë, por që kryesorja është të jemi njerëz të drejtë, dhe të kemi besimin në Allahun xh.sh. dhe të jemi në rrugën e drejtë e cila është feja më e mirë dhe quhet ISLAM Duhet Allahun xh.sh., për këtë din ta falënderojmë.
Dëshira ime është që edhe unë Bejtullahun, Qaben e bekuar ta vizitoj, së pari zemrën time ta qetësoj, po ashtu edhe obligimin dhe kushtin e pestë te Islamit në vend ta çoj.
O Allah, unë të lutem shumë, së pari ta kemi shëndetin dhe Qaben e ndriçuar ta vizitoj Po edhe ne qoftë se në Qabe, atje të vdesë… Allahun xh.sh., gjithë muslimanët në Qabe e adhurojnë. |