Shkruar nga ...
|
e martė . 19 shkurt 2013 |
Keqtrajtimi i prindërve ka dy dënime:
a) në dynja dhe b) ne ahiret.
Keqtrajtimi i prindërve ka dy dënime:
a) në dynja dhe b) ne ahiret.
Në dynja:
1- I pakësohet furnizimi. 2- Nuk i ngriten punët në ditën e enjte dhe të hënë. 3- Nuk i hapen dyert e qiellit për punët e tij. 4- Allahu e urren atë person. 5- Frikohemi se mund të vdes me vdekje të keqe. 6- E mallkon Allahu, melaiket dhe besimtarët. 7- Nuk i pranohet lutja. 8- Shpejtimi i dënimit në dynja, edhe pse diçka ruhet për ditën e kiametit. 9- E keqtrajtojnë fëmijët dhe nipërit.
Në ahiret:
1- Nuk hyn në Xhenet nëse është prej besimtarëve me grupin e parë që hyn. 2- Nuk e shikon Allahu edhe nëse futet në Xhenet.
Disa forma të keqtrajtimit:
1- Sharja e tyre. 2- Mallkimi i tyre. 3- Distancimi nga prindërit. 4- Dhënia përparësi shokut para babait dhe gruas para nënës. 5- Rrena mbi ata. 6- Përgojimi i tyre. 7- Mendjemadhësia ndaj tyre. 8- Të bërit të qajnë. 9- Mosnënshtrimi ndaj tyre.
Shkaqet e mosrespektimit:
1- Mosnjohja e rëndësisë dhe vlerës së tyre. 2- Dhënia përparësi disa fëmijëve ndaj të tjerëve. 3- Neglizhenca në shpenzim ndaj fëmijëve sa kanë qenë të vegjël. 4- Mangësia në të drejtën e nënës dhe animi në njërën nga gratë në dëm të tjetrës. 5- Shoqëria e keqe.
Përshtati: Valdet Kamberi |