Shkruar nga Shkurte (Bajraliu) Fejzullahu
|
e diel. 10 shkurt 2013 |
Ditën që erdhe në këtë botë, sytë m’u mbushën lot Nga gëzimi që linde, loti më rridhte…
Fillove të rritesh ngadalë dhe jetën ma zbukurove Jetës sime i dhe mirësi, dhe martesën ma begatove.
Hapin e parë kur e hodhe, e gjithë jeta m’u bë e lumtur, e fjala jote nënë çdo dhimbje m’a lehtësonte.
Harrova çdo fatkeqësi, prej kur më fole ti me gjuhën tënde të ëmbël, dhe me atë gojë të vogël botën ma bëre të vogël.
Dashuria ndaj teje është shumë e veçantë, as nuk mund të përshkruhet, as nuk mund të krahasohet, kur ty t’kam pranë vetes, të gjitha harrohen.
Kur je në pyetje ti, çdo gjë bëj në këtë jetë, përveç vdekjes biri im, kurrë s’mund të të le vet.
Për ty do të hyja në zjarr, edhe nëse kjo do t’më bëhet varr lus Allahun në botën tjetër, të dy të jemi pranë sepse ti je lulja ime e parë, që në dorë e kam marrë... |