Shkruar nga ...
|
e shtunė. 09 shkurt 2013 |
Mos u lut pa zgjedhë emrat e bukur të Allahut gjatë lutjes apo cilësitë e Tij të larta. Lute Allahun me bindjen se do të pranohet lutja...
1- Mos u lut nëse lutja në vete përmban idhujtari dhe risi. 2- Mos u lut duke kërkuar vdekjen nga Allahu. 3- Mos u lut për shpëjtimin e ndëshkimit nga ana e Allahut. 4- Mos u lut për atë që është e pamundur sheriatikisht dhe logjikisht. 5- Mos u lut që Allahu të shkatërrojë familjen, pasurinë dhe nefsin. 6- Mos u lut që Allahu ta sprovojë dikë me mëkate. 7- Mos u lut për të ndërprerë lidhjet farefisnore. 8- Mos u lut për përhapjen e mëkateve dhe të këqijave. 9- Mos u lut vetëm për veten tënde duke thenë: O Allah! Më mëshiro vetëm mua, më furnizo vetëm mua etj. 10- Mos u lut duke dyshuar në pranimin e lutjes nga Allahu. 11- Mos bëj lutjen që ka qëllim të keq. 12- Mos u lut pa zgjedhë emrat e bukur të Allahut gjatë lutjes apo cilësive të Tij të larta. 13- Lute Allahun me bindjen se do të pranohet lutja. 14- Lute Allahun me emrat që kanë ardhur në Kuran dhe sunet. 15- Mos e tepro në ngritjen e zërit gjatë lutjes. 16- Mos thuaj gjatë lutjes: O Allah, me fal nëse do. 17- Shtirja se po qan gjatë lutjeve. 18- Mos zgjatja e lutjeve në kunut.
Përshtati: Valdet Kamberi |