Mos u ndal, oj robėreshė e Allahut! |
|
|
|
Shkruar nga Arta
|
e enjte . 07 shkurt 2013 |
Jo, ti mos u ndal, oj margaritare Sepse ti do t'jesh gjithmonë fitimtare Mos heq dorë nga kjo që po vepron Jo kurrë, ti mos u dorëzo Të tjerët të përulin kurrë mos lejo Mbulesa shumë ty të nderon.
Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut Dhe sikurse të ngriten të gjithë në këmbë Mos heq dorë nga kjo që ti po praktikon Sepse shumë shpërblime do të kesh Allahun ti shumë e gëzon Nga kjo që ti po vepron. Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut Jo kurrë mos u dorëzo, mos u përul, mos u rrëzo Të sulmojnë nga çdo anë Të fyejnë, të ofendojnë Ti krenare t'jesh gjithmonë Allahu ty shumë do të nderojë.
Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut Me lot ti mos qaj Me t'gjitha forcat e tua lufto n'këtë botë Se Allahu ty të do Të shpërblen dhe do të mbron Dhe gjithmonë ti do t'fitosh.
Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut Forcoje zemrën me din e iman Sepse kjo ty do të ndihmojë Ngrite kokën me krenari sepse në kokën tënde ti ke vendosur kurorë Dhe këtë nuk mund ta heq njeri.
Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut Lute Zotin që t'forcojë, devotshmërinë n'zemër gjithmonë ta shtojë Dhe sikurse e gjithë bota të ngritet në këmbë Mbulesën nuk mund ta ndalojnë Sepse këtë e kemi obligim Dhe do ta mbajnë motrat tona gjithmonë...
|