Shkruar nga ...
|
e enjte . 24 janar 2013 |
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kiametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë".
Abdesi Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kur muslimani apo besimtari merr abdes, kur e lan fytyrën e tij, dalin prej saj bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me shikimin e syve të tij, apo e ngjashme me këtë. Kur i lan duart e tij, dalin prej tyre bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me to, derisa bëhet i pastër nga çdo mëkat.” (Hadithi është sahih e transmeton Buhariu 109, Imam Muslimi244)
T’i falë gabimet! Çfarë mirësie! Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: “A t’ju tregoj sesi Allahu i falë mëkatet dhe i ngrit njerëzit në pozitë?! Isbagul wudu/Marrja e abdesit të përsosur edhe kur ka vështirësi, marrja e shumë hapave për në xhami, dhe pritja e namazit njëri pas tjetrit. Kjo është Ribat për ju, kjo është Ribat për ju, është Ribat për ju.” (Sahih transmeton, Muslimi 201)
Abdesi t’i ngrit shkallët tek Allahu. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ndiqni drejtësinë edhe nëse nuk mund t’i përmbaheni të gjitha veprave të mira. Ta dini se vepra juaj më e mirë është namazi dhe se askush nuk e ruan abdesin vetëm se besimtari i vërtetë. Kush qëndron çdo herë me abdes është argument mbi imanin e tij.”
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kiametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes). Kjo është një nder për besimtarin në Ditën e Gjykimit.
Përshtati: Valdet Kamberi |