Pėr ju qė mendoni ta festoni Vitin e Ri |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e diel . 30 dhjetor 2012 |
Ju që mendoni ta festoni vitin e ri-pagan Ruanu dhe mos i shoqëroni të krishterët. O ju që mendoni ta festoni vitin e ri pagan Dihet se është viti sipas kalendarit gregorian.
Ndërsa për neve që i takojmë besimit islam Dihet se ne jemi në vitin 1434 të hixhretit Dhe kjo ditë nuk bën as të përkujtohet, le më të festohet.
Kjo ditë është ditë sikur tjerat ditë por këtë dikush e ka si festë se ashtu ju ka mbetur nga të parët e tyre…
Neve nuk na brengos që e festojnë paganët Por na intereson për vëllezërit tanë muslimanë të mos mashtrohen me festat që nuk ju takojnë.
Ne kemi librin tonë të fundit deri në kiamet (K U R A N I N F A M Ë L A R T Ë ) dhe dijetarët e hoxhallarët tanë që na tregojnë për çdo ditë se muslimani i ka dy festa: Fiter dhe Kurban-Bajramin Jo festa që fillojnë me krisma e me zjarr. Festat tona fillojnë me faljen e Bajramit e me ëmbëlsira, duke filluar me tatlia e bakllava, e jo me alkool e zjarr.
E kam një lutje për të gjithë vëllezërit muslimanë: Sa i harxhoni këto pare për dinamit e për alkool i kemi vëllezërit tanë jetima të UÇK, dhe shumë të tjerë në vendin tone që kanë nevojë…
|