Mos i dėrgoni prindėrit nė shtėpinė e pleqve |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e diel . 02 dhjetor 2012 |
Na ka ardhë një kohë shumë e vështirë Sot fëmijët nuk i bëjnë hesap prindërit e vet si po martohen, atyre mendja po ju ndryshon dhe prindërit e vet nëpër shtëpi të pleqve po i dërgojnë. Po harrojnë se me çfarë mundime ata prind i kanë rritur Babai si punëtor, e nëna si amvise, duke i larë edhe teshat, në shi, jashtë e nëpër borë.
Ai njeri që nuk i do prindërit e vet, ai së pari është njeri i pa vlerë, nuk mendon që edhe ai i shkreti vet shumë më keq ka me përjetue. Ndoshta ai nuk do ta ketë vendin sikur prindërit e vet, nëpër shtëpi të pleqve që vet i ka dërguar se ka menduar se gjithmonë i ri do të jetë por Allahu xh.sh. ato të këqija kurrë s’i harron E, sidomos atyre, që i anashkalojnë prindërit e vet.
Ka me heq e me u pendue, por atëherë i bëhet shumë vonë, e do t’i nxjerrin sytë e vet, sepse s’i ka vepruar ai me prindërit e vet ashtu në këtë dynja do t’i kthehet edhe atij edhe shumë më keq, se prindërit e vet ai i largoi, në shtëpi të pleqve i dërgoi, edhe vetveten nga Xheneti e largoi, harroi se më prindër askush nuk i bëhet.
Mos i dërgoni prindërit në shtëpi të pleqve, por ua dini vlerën sa i keni gjallë, se kur të vdesin, atëherë do të jetë shumë vonë.
|