Shkruar nga Jeta
|
e premte . 30 nėntor 2012 |
Harro kohën që të iku! Ajo iku, nuk kthehet më... Harroji çastet e mjerimit... Tani kaluan. Le të jenë të harruara ato çaste që në humbje i kalove Që me shoqëri të humbur u shoqërove Rrugën e haramit nga ta e mësove Veq në haram kohën e kalove Harroji ato çaste... Ikën... Tani lumturinë islame e shijove Mos e përsërit të kaluarën! Dije, o njeri, që me një kusht, Allahu do të fali ty të mos i përsëritësh kurrë ato gabime që më parë i ke vepruar Pendohu! Pendohu, me një pendim të sinqertë A e di që tani i humbur...? Jo, s’je i humbur Në atë varfëri shpirtërore që ishe Tani i varfër nuk je Harroje të kaluarën!!! Arrite gjërat më të shtrenjta në botë Arrite dijen e imanit Arrite udhëzimin e Allahut Andaj, veten të varfër mos e quaj më Falëndero Allahun në çdo kohë, në çdo moment Që nga ai mjerim të largoi Dhe sikur ta kishe pasurinë e gjithë botës S’do të duhej asgjë!!! Të qetë vetveten s’do ta ndieje kurrë Po nuk e pate brendësinë tënde të pasuruar me iman Po nuk e arrite qetësinë e zemrës tënde në namaz. Falëndero Allahun, o njeri! E mos lejo që zemërimi yt Të bëhet shkatërrimi yt në jetë. O njeri, Mos u bëj nga lakmitarët e pasurisë. Dije që... Udhëzimi nuk është gjë që blihet me para Këtë të mirë e fiton vetëm ai njeri Që Allahu do ta udhëzojë Edhe sikur të gjithë të ngrihen kundër kësaj Kur Allahu të udhëzon, s’ka kush që të humb Tani ti falëndero Allahun, që të pasuroi me iman Të udhëzoi në Islam Andaj, Mos i numëro... vitet e jetës që të ikën, por numëro frytet e të mirave që i arrite. Është arritje për një njeri Kur udhëzimin e Allahut fiton Krenarinë e mendjemadhësisë e largon E kërkim-faljen sa më shumë e shpeshton. Të lus, pendohu dhe ti pendohu për të këqijat, që në jetë i ke vepruar. Tani e tutje, puno për Ahiret! Mendo vdekjen në çdo moment! Vazhdo të jetosh akoma Me shpresën që kënaqësinë e Allahut ta fitosh Mos u dorëzo! Mos të të mërzisi Jeta! Mos të mashtrojë shejtani! Prandaj, ti ec e mos u dorëzo! Përpiqu për vepra të mira, puno! Nuk është e natyrshme të lodhesh nga jeta. Nëse Islamin përqafove, JETO! Dhe, mos u dorëzo! Është mrekulli të përpiqesh me bindje, të përfitosh nga kjo përpjekje Për kënaqësitë e Allahut të luftosh Njeriun nuk e bën me vlerë fama, as pasuria, as bukuria, as pozita... njeriun e bën me vlerë imani e drejtësia e shpirtit të tij... gjithçka e kësaj bote tretet përveç fjalës dhe veprës tënde. Epo, këto do vihen në librin e veprave tua Janë veprat që do të të shoqërojnë gjithnjë Nga veprat e tua do të shpëtosh apo do ndëshkohesh, o njeri Prandaj, vepra të mira puno... Nga harami veten largo! Epshin freno! Për Xhenet tani e tutje Lufto... |