A po frikėsohesh nga pėrfundimi i keq?! |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e hėnė. 26 nėntor 2012 |
Vendi ku do të varrosesh, koha e vdekjes, numri i shumtë i njerëzve në përcjelljen e xhenazes tënde, nuk do t’i shtojë tek ti punët e mira, e as t’i pakësojë mëkatet e tua.
Vendi ku do të varrosesh, koha e vdekjes, numri i shumtë i njerëzve në përcjelljen e xhenazes tënde, nuk do t’i shtojë tek ti punët e mira, e as t’i pakësojë mëkatet e tua. Punët e lartpërmendura mund të jenë shenjë e së mirës dhe argument për fitore, sikurse është edhe dëshmia e njerëzve të mirë, sepse ata janë dëshmitarët e Allahut në tokë, por shumë e rëndësishme është përmirësimi i zemrës dhe pranimi i punëve të mira. Njerëzit gjykojnë nga ana e jashtme, por fshehtësitë e zemrës nuk i di askush tjetër pos Allahut. Sa prej adhuruesve kanë patur shenjat e adhurimit, dritën e saj në fytyrat e tyre dhe gjurmët e saj! Mund të ketë qenë i njohur në masë dhe të jetë përmendur nëpër vende të ndryshme, por ama përfundimin e ka patur të keq. Është diçka e njohur, se përfundimi i keq nuk është mbi atë që në anën e jashtme të tij është i udhëzuar dhe në brendësi i mirë, por është mbi atë që e ka zemrën e prishur dhe këmbëngul në veprimin e mëkateve të mëdha. Besimtari është i urdhëruar të përpiqet vazhdimisht në përmirësimin e zemrës së tij, dhe në arritjen e kënaqësisë së Allahut, dhe të kërkojë nga Allahu që ta forcojë në çastet e vdekjes,... në të vërtetë zemrat tona janë mes dy gishtërinjve të Allahut; Ai i sjell ato si të dojë. O ti mëkatar, shpejto dhe kthehu tek Allahu me adhurime dhe pendim! Allahu e pranon pendimin e robërve të Tij dhe gëzohet me pendimin e sinqertë. E lus Allahun të na përmirësojë zemrat dhe punët tona, dhe të na bëjë të vdesim me një përfundim të mirë!
Përshtati: Valdet Kamberi |