Shkruar nga Jeta
|
e diel . 25 nėntor 2012 |
Çuditem me ty se si sillesh! Kokën mban lart nga mendjemadhësia. Çuditem me ty...! Si nuk ia ke frikën Allahut Duke ditur që....! Mendjemadhësia është gjëja më e urryer tek Allahu E tiii!!! Ti me ambiciet e tua! Nga Islami shumë ke devijuar. Eee po ...! Natyrisht i jep përparësi Asaj që të kënaq në një moment Harami ka vlerë për ty Turp...! Turp për ty! Si nuk i jep përparsi farzeve të Zotit tënd E asaj që Allahu të urdhëroi Ec me kujdes...! Kujdes veten tënde! Ndale atë të mos shkojë afër shkatërrimit. Mos të mashtrojë ecja e ditëve dhe netëve, ato janë të njëpasnjëshme. S’dinë të ndalur. Mos të mashtrojë forca dhe fuqia jote. Sepse ti je duke ecur çdo ditë e nga fundi Dije që pasuria e vërtetë, Ёshtë ajo nëse mban besën me Zotin tënd Nëse të kalon jeta në devotshmëri Nëse praktikon Islamin me drejtësi A mendon që ka pasuri më të shtrenjtë sesa kjo Jo...!!! Vallahi jo nuk ka... O ti musliman\e, Shiko veprat e tua vetëm ato do të sillen para teje Në ditën e llogarisë Asgjë s’do të ketë vlerë, asgjë s’do të shpëtojë Përveç veprave dhe punëve tua, o i mjerë. Mendoje vdekjen Mendoje natën e parë të varrit Mendoji pyetjet që do të bëhen në varr Mendo se a do të mund t’iu japësh përgjigje A do të kesh forcë kësaj llogarie ti dalësh mbanë La Havle ve la kuvete ila bilah. |