20 thirrje tė thjeshta dhe tė lehta |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e premte. 23 nėntor 2012 |
O Allah, na ndihmo të të përmendim dhe të kujtojmë TY, dhe mos lejo që djalli të na pengojë në këtë punë! O Allah, na bëj të devotshëm dhe të përulur ndaj Teje!...
O vëlla, oj motër! Në këto thirrje ka mirësi të shumta, prandaj mos i braktis ato për sa kohë ke mundësi t’i veprosh.
1- O Allah, na ndihmo të të përmendim dhe të kujtojmë TY, dhe mos lejo që djalli të na pengojë në këtë punë! 2- O Allah, na ndihmo ndaj armiqve tanë në fe dhe në dynja, nga djajtë dhe nga njerëzit! 3- O Allah, hidhërimin tënd hidhe mbi armiqtë tanë e jo mbi ne! 4- O Allah, na udhëzo në punë të mira dhe na bën të qarta të metat e nefsit tonë! 5- O Allah, na e bëj të qartë rrugën e drejtë dhe pasimin e argumentit! 6- O Allah, na ndihmo ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi! 7- O Allah, na bëj të të frikësohemi TY haptazi dhe fshehurazi! 8- O Allah, na bëj që të falënderojmë TY për çdo dhunti! 9- O Allah, më bëj të të përmend TY pandërprerë...! 10- O Allah, na bëj që të jemi të nënshtruar ndaj urdhrave TU! 11- O Allah, na bëj të devotshëm dhe të përulur ndaj Teje! 12- O Allah, na bëj të lutemi shumë! 13- O Allah, na bëj prej të penduarve! 14- O Allah, na i bëj lutjet e tona të jenë të pranuara! 15 O Allah, na i shlyej mëkatet tona! 16- O Allah, na forco në varr, kur do të pyetemi nga ana e melekëve! 17- O Allah, na bëj që gjuha jonë të thotë vetëm të vërtetën! 18- O Allah, na udhëzo në rrugën e drejtë! 19- O Allah, na i largo nga zemrat tona: zilinë, mashtrimin dhe urrejtjen! 20- O Allah, na ruaj nga morali i keq!
Përshtati: Valdet Kamberi |