Ndėrthurja e ndershmėrisė, pasurisė dhe devotshmėrisė nė njė grua |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e shtunė . 17 nėntor 2012 |
“Një grua martohet për katër gjëra: devotshmërinë, prejardhjen, pasurinë dhe bukurinë. Martohu me të devotshmen dhe do të jesh i suksesshëm.” (Muhamedi a.s.)
El Hafidh el-Mizzi përmend në Tehdhib el-Kemal: 11/194:
Jahja ibën Jahja en-Nejsaburi, ka thënë:Isha me Sufjan ibën ‘Ujejnen kur një njeri iu afrua dhe i tha:
“O Ebu Muhammed, kam ardhur që të ankohem tek ti për gruan time. Jam nga gjërat më të ulëta dhe më të papëlqyera për të.”
Sufjani qëndroi i heshtur për një kohë dhe pastaj, tha: “Mund të jetë se arsyeja kryesore që ti ishe i interesuar për të ishte që të të shtohet ndershmëria.”Njeriu iu përgjigj: “Po, O Ebu Muhamed.”
Sufjani ia ktheu: “Kushdo që kërkon nder [duke u martuar me një grua] do të testohet me përulje, dhe kushdo që kërkon pasuri [duke u martuar me një grua] do të testohet me varfëri, por, ai i cili kërkon për devotshmëri [në një grua], atëherë, Allahu do t’i ndërthur ndershmërinë edhe pasurinë së bashku me devotshmërinë për të tek ajo.”
Pastaj, ai i tregoi atij një ngjarje, duke thënë:“Ne ishim katër vëllezër: Muhamedi, Imrani, Ibrahimi dhe Unë. Muhamedi ishte më i moshuari, Imrani ishte më i riu, kurse unë isha në mes.Kur Muhamedi vendosi që të martohet, ai shikoi në prejardhje, andaj u martua me një grua me një prejardhje më të mirë se ai, andaj, Allahu e sprovoi me përulje.Imranit i interesonte pasuria, andaj, ai u martua me një grua më të pasur se ai, andaj, Allahu e sprovoi me varfëri. I morën pasurinë e tij dhe nuk i dhanë asgjë.
Andaj, përsiata mbi këtë çështje të tyre...! Ma’mer ibën Rashid udhëtoi tek ne, dhe unë i fola atij rreth kësaj çështje dhe i tregova rreth ngjarjes së tyre. Ai m’i përkujtoi hadithet, të cilat i kanë rrëfyer Aisheja dhe Jahja ibën Xha’deh.
Sa i përket hadithit të Xha’dehut; Profeti – alejhis-selam! – ka thënë: “Një grua martohet për katër gjëra: devotshmërinë, prejardhjen, pasurinë dhe bukurinë. Martohu me të devotshmen dhe do të jesh i suksesshëm.”
Kurse, hadithi i Aishes është si pason; Profeti – alejhis-selam! – ka thënë: “Gruaja me bekimet më të mëdha është ajo me mehrin [prikën] më të vogël.”
Andaj, unë e zgjodha devotshmërinë dhe prikën e vogël, duke pasuar sunetin e Profetit – alejhis-selam! –kështu që, Allahu ndërthuri ndershmërinë, pasurinë dhe devotshmërinë për mua [në gruan time].”
Referenca: Tehdhib el-Kemal nga el-Hafidh el-Mizzi Autorë: Një numër i dijetarëve Burimi: www.islamifejaevertete.com |