MЁNYRA E ABDESIT

 
Viti i ri hixhrij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 02 nėntor 2013
 Llogarite veten para se të llogaritesh, shtoje përmendjen e Allahut, kërko falje-istigfar, shoqërohu me njerëz të mirë që të udhëzojnë drejt të mirave!






Është moment i duhur për muslimanin që me fillimin e vitit të ri hixhrij, të ndalet me vetveten e tij dhe të bëj një llogaritje të shpejtë dhe precize.
Në këtë llogari s’ka dyshim se është rruga e shpëtimit dhe udhëzimit. I zgjuar është ai i cili vë nën kontroll nefsin dhe punon për jetën pas vdekjes, dhe njëherit syçelë është ai që detyron nefsin e tij drejt rrugës së punëve të mira dhe e frenon me frenat e sheriatit islam.

Njeriu nuk mund të shpëtojë nga këto dy gjendje: nëse është bamirës dhe e shton bamirësinë, e nëse është mëkatar, pendohet dhe kthehet tek Allahu.
Allahu ka thënë: ”O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër…“ (Hashr: 18).

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, duke e komentuar këtë ajet ka thënë:
”Llogaritni vetveten tuaj para se të llogariteni, dhe shikoni se çka keni deponuar për vetveten tuaj nga punët e mira, në ditën kur do të dilni para Zotit tuaj”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, na ka treguar rrugën dhe formën e llogaritjes së punëve tona:  
“E para: ta llogaris vetveten e tij në obligimet- farzet, nëse i kujtohet se i ka ikur diçka, e kompenzon.
E dyta: ta llogaris veten e tij në ndalesat- haramet, nëse i kujtohet se ka bërë ndonjë mëkat, të shpejtojë me pendim dhe kërkim falje-istigfar, dhe t’i shlyejë ato me bërjen e punëve të mira.
E treta: ta llogaris veten nga shkujdesja, e nëse e sheh se ka qenë i shkujdesshëm nga ajo për të cilën është krijuar, le ta arrijë me dhikër-përmendje të Allahut dhe duke u kthyer tek Ai”.

Vëlla/motër muslimane, shpejto me mëngjesin e këtij viti të ri me pendim dhe kthim tek Allahu, sepse fletat janë të bardha dhe asgjë nuk është shkruar mbi ato.
Larg qofshi nga mbushja e tyre me mëkate dhe gjynahe!
Llogarite veten para se të llogaritesh, shtoje përmendjen e Allahut, kërko falje-istigfar, shoqërohu me njerëz të mirë që të udhëzojnë drejt të mirave!
E bëftë Allahu këtë vit hair për Islamin dhe muslimanët, na shtoftë jetën, na bëftë të vdesim duke bërë punë të mira, na largoftë nga punët e këqija dhe na bëftë prej banorëve të Xhenetit. Amin!

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.