Shkruar nga Kosovarja
|
e martė . 13 nėntor 2012 |
Nevojiten:
- 4 gota uji miell, - 1 gotë sheqer, - 1 gotë gjalpë, - 1 gotë kos ose ujë, - 2 ve, - 1 lugë e vogël (çaji) sodë buke.
Përgatitja:
Në një enë më të thellë rrihen vezët me sheqer e gjalpë dhe pasi të krijohet një masë e njëjtë shtohet pak kos ose ujë e pastaj edhe mielli, edhe soda e bukës. Zihet brumi i cili pastaj hapet në petë të gjerë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme, ose nxirren me kallëp ose me gotë. Kështu veprohet derisa të kryhet i tërë brumi (pjesët që mbeten midis kallëpit prapë bëhen petë dhe formohen). Qiten në tepsi të lyer me yndyrë (duke mos i ngjitur me njëra-tjetrën), lyhen me të verdhë të vezëve dhe sipër i hidhen arra të grira imë ose susam dhe piqen në furrë të nxehtë (në fillim) e pastaj në temperaturë të mesme.
|