Shkruar nga ...
|
e hėnė . 12 nėntor 2012 |
 Muhammedi alejhi selam ka thënë: ”Ai që falë sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”.
O ti që falë sahabun!
Falësit e namazit të sabahut janë kategori e suksesshme, fytyrat e tyre janë të ndritura, kohët e tyre janë të bereqetshme. Nëse je prej tyre falënderoje Allahun për këtë mirësi, e nëse nuk je prej tyre, të gjitha lutjet e mia janë që të trasosh rrugën e atyre që falin sabahun.
O ti që falë sahabun!
Falësit e namazit të sabahut janë ata që me përpikmëri e zbatojnë këtë obligim nga Allahu, fillojnë dhe hapin ditën e tyre me këtë adhurim, për ata dëshmojnë edhe melaiket e Allahut. Ai që atë (sabahun) e falë me xhemat në xhami është sikur të këtë falë tërë natën namaz.
O ti që falë sabahun!
Falësit e namazit të sabahut janë që iu janë përgjigjur thirrësit të Allahut (ejani në namaz). Paqja qoftë mbi ata persona që e ndjenjë thellë thirrjen (namazi është më i mirë se gjumi). Ata janë që i ka pritur lumturia e ditëve duke i përgëzuar dhe përforcuar. Muhamedi alejhi selam ka thenë: ”Përgëzo ata që ecin në terrin e natës drejt xhamive me dritë të plotë ditën e gjykimit”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).
O ti që falë sabahun!
Urime për ju që falni namazin e sabahut me kënaqësinë e të shikuarit në fytyrën e Allahut ditën e gjykimit. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu sikurse e shihni hënën…”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
O ti që falë sabahun!
A nuk dëshiron që njerëzit të shkojnë me pasurinë dhe gratë e tyre, ndërsa ju të fitoni bereqetin e kohës dhe hyrjen në Xhenet? Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush e falë ikindinë dhe sabahun do të hyjë në Xhenet”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
O ti që falë sabahun!
Ju jeni të mbrojtur nga Allahu. Muhammedi alejhi selam ka thënë: ”Ai që falë sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”. (Transmeton Muslimi).
Përshtati: Valdet Kamberi |