Shkruar nga Jehona
|
e martė . 06 nėntor 2012 |
Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
"Nuk ka dyshim se edhe zemra mbulohet nga ndryshku ashtu si enët e metalta, qofshin ato prej argjendi apo të ngjashme. Ndryshku i zemrës mund të largohet nëpërmjet dhikrit pasi dhikri e zbardh (shndrit) zemrën derisa ajo të kthehet në një pasqyrë të ndritshme, por nëse dhikri nënvleftësohet, atëherë ndryshku kthehet, ndërsa kur njeriu e fillon atë (dhikrin) ajo (zemra) bëhet e pastër. Një zemër mbi të gjitha bëhet me ndryshk për dy arsye:
1 - Gjynahet dhe
2- Gafleti (lënia pas dore e përkujtimit të Allahut) .
Gjithashtu ajo mund të pastrohet dhe të shndritet nëpërmjet dy gjërave:
1- Istgfarit (kërkimi i faljes prej Allahut), dhe 2- Dhikrit (përkujtimi i Allahut).
Burimi: “El Uabilus Sajib” (“Shiu i rrëmbyer i fjalës së mire”), faqe 80. |