Shkruar nga Arta
|
e martė . 06 nėntor 2012 |
Femra besimtare, e lumtur dhe shumë krenare. Jetën t'buzëqeshur Allahu ia ka dhuruar. Femra besimtare Nuk turpërohet asnjëherë, sepse jeton jetën, me shumë moral dhe nder. Jeton jetën me shumë kujdes, e me frikë, që mos ta hidhërojë Krijuesin e vet. Gëzohu ti, oj mbretëreshë... Sepse xheneti i yti do t'jetë Flaka e zjarrit nuk do të prekë Se Allahu ty t'ka ngritur, si n'këtë dynja edhe n'ahiret Oj motër besimtare, e lumtur dhe krenare, e ngritur ti do t'jesh Allahu n'Kuran kështu e ka cek. T'lumet ato motra që veten e ruajnë dhe me devotshmëri jetën e jetojnë Allahu shumë t'mira do t’ju dhurojë... Krenohu, oj motër Dhe kurrë mos u lodh. Për dinin tënd gjithmonë ti lufto. Ti je mbretëreshë, kurrë mos e harro, ndjehu krenare, që Allahu ty t'udhëzoi Kujdesu për veten, dhe kurrë mos u përul, me t'humburit kurrë mos u shoqëro. Ti je fitimtare në çdo aspekt Kujdes, mos t'mashtrojë shejtani kurrë n'këtë jetë. E ty që dynjaja shumë t'ka mashtruar... E Krijuesin tënd shumë je duke e hidhëruar Ty të drejtohem me dashuri të madhe Dhe me shumë sinqeritet, dhe me dhembshuri për kohën tënde të humbur dhe habi si nuk je falënderuese për bukurinë tënde dhe rininë Të pyes a ke ndier ndonjëherë kënaqësinë se atë askush nuk e ndjen duke vrapuar mbas kësaj dynjaje, veq në namaz kjo kënaqësi t'vjen Nëse ende nuk e ke shijuar, Pendohu sa vdekja nuk t'ka vizituar Se kjo jetë nuk është vetëm për zbavitje dhe argëtim. Çdo gjë e ka kohën dhe vendin e vet E ti e ke mu tani kohën Që të pendohesh, pendohu të lutem, që ditët mos të ikin Jepe maksimumin nga vetja, për t'iu bindur urdhrave të Allahut. |