Shkruar nga ...
|
e shtunė . 03 nėntor 2012 |
Me Allahun i dobëti bëhet i fortë. Me Allahun njeriu arrin suksese. Me Allahun i varfëri bëhet i pasur.
Me Allahun të paktit bëhen shumë. Muhammedi, alejhi selam, i ka thënë Ebu Bekrit: "Mos u mërzit, Allahu është me ne".
Me Allahun i dobëti bëhet i fortë. Nuhu, alejhi selam, ka thënë: "Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni".
Me Allahun e largëta bëhet e afërt. Allahu për durimtarët ka thënë: "Vërtet, ndihma e Allahut është afër".
Me Allahun i varfëri bëhet i pasur. "Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.
Me Allahun individi bëhet grup. "Ibrahimi vërtet ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtar i vërtetë dhe nuk ka qenë prej mosbesimtarëve".
Me Allahun njeriu arrin suksese. "… kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.
Me Allahun largohet pikëllimi. " …(Junusi) në errësirë tha: " Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes".
Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm për Atë.
Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ta pranojë fjalën e Allahut dhe të kënaqet me atë.
Përshtati: Valdet Kamberi |