Arsyet e gjermanes pėr ta pranuar Islamin! |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e shtunė. 03 nėntor 2012 |
Shejh Muhamed Hasani tregon:
Në njërën nga vizitat e mia në Gjermani, erdhi një motër gjermane të pranojë Islamin.
I thashë: e nderuar, para se të shqiptosh shehadetin-dëshminë, dëshiroj të të pyes: cili është shkaku i pranimit të Islamit nga ana jote, derisa gjendja jonë e muslimanëve nuk e gëzon askënd?
Më dha një përgjigje shumë të çuditshme, ku tha: o vëllai im! Unë pranova Islamin, sepse Islami është fe e nderit.
I thashë: unë e di që Islami është fe e nderit, por çka ke për qëllim ti me këtë ndershmëri të Islamit?
Më tregoi një tregim të çuditshëm. Tha: isha në një shëtitje në Holandë dhe pashë një grumbull shumë të madh të njerëzve në një mejdan të hapur, dëgjova zhurmë, britma dhe zëra. U afrova dhe pashë në atë grumbull që një mashkull po bënte zina [marrëdhënie të jashtëligjshme seksuale] me një femër në prezencën e njerëzve!!
Tha: menjëherë i telefonova një shoqes sime muslimane gjermane dhe i thashë:
Në Islam a mund ta bëjë mashkulli një vepër të shëmtuar në këtë formë?
U përgjigj: nuk lejohet që të kryejë marrëdhënie intime në prezencën e djalit apo vajzës, e si t’i lejohet në prezencën e njerëzve?!
Tha: mësova se me të vërtetë Islami është fe e nderit.
Përshtati: Valdet Kamberi |