Cila ėshtė merita jonė ndaj Allahut xh.sh. |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e shtunė . 03 nėntor 2012 |
Nuk është meritë e kësaj bote, por është meritë e Allahut xh.sh. që na ka krijuar dhe na ka dhënë mundësi të jetojmë si njerëz, dhe na ka mësuar rrugën përmes profetëve, që i ka zgjedhur vet.
Në këtë botë të jetojmë si njerëz me besim e jo sikur mendjemëdhenj, arrogantë e zullumqarë, dhe më e keqja prej tyre, të jetojmë si jo-besimtarë.
Kjo botë është kalimtare, dhe e tillë do të shkatërrohet Kurse bota tjetër dhe xheneti i Allahut, xh.sh. janë të përjetshme, atij që lakmon këtë botë, nuk i ipet e përgjithshmja, Për atë që të përkohshmen, don ta ndërrojë…
Gjithçka është e afatizuar, e çdo gjë që ka afatizim Kur ti del vlera, në kontekstin thuhet në Islam, se kjo është bota e pa vlerë, përndryshe ka vlerë edhe atë vetëm në një mënyrë, në qoftë se njeriu e kupton rëndësinë e kësaj bote.
Se pse dhe kush e ka krijuar, dhe për çka jeton në këtë botë ai që jeton, sillet dhe vepron si njeri, ashtu si e ka udhëzuar Allahu, xh.sh. atëherë ai e ka përfituar kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut, xh.sh.
Mos u habitni, o vëllezër, se shejtani i mallkuar, na e zbukuron këtë botë, dhe çdo veprim që është në kundërshtim me Islam, e Islami është rruga e vetme e drejtë, e Allahut, xh. sh. Ai i udhëzon të gjithë njerëzit e sinqertë, që bëjnë vepra të mira vetëm për Allahun xh.sh. se të gjithë një ditë kemi me vdekë.
|