MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Mė e mira qė ėshtė thėnė pėr ty motėr (III) |
|
|
|
Shkruar nga Unejs Murati
|
e shtunė . 03 nėntor 2012 |
Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim...
Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.
Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim. Për çdo motër që ka përqafuar metodën e thjeshtësisë duke mos u mashtruar pas fjalëve të bukura. Për çdo motër që do të dijë obligimet e të tjerëve ndaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve. Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhe moralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe përmirësuese e gjendjes.
Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm të vërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit të Tij, që e zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butësi.
Motër e nderuar dhe e respektuar, lexo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
21. Namazi i natës
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "...Allahu e mëshiroftë gruan e cila është ngritur natën, ka falur namaz, e ka zgjuar burrin e saj dhe nëse nuk është zgjuar, i ka hedhur ujë në fytyrë."
22. Gruaja dhe namazi në xhami
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos i ndaloni gratë tuaja nga prezenca në xhami, por shtëpia është më e preferuar për to."Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Xhamia më e mirë për gratë është vendi në shtëpitë e tyre."
23. Gruaja dhe festa
Ummu Atije radijallahu anha ka thënë: "Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të dalim në ditët e Bajramit, ne të pastrat dhe ato me cikël menstrual... Ato me menstruacione urdhëroi që të largohen nga namazi, por të prezantojnë në të mirë dhe në thirrjen e muslimanëve."
24. Gruaja dhe dasmat
Aishja radijallahu anha ka thënë: "E martuam një grua me një burrë të ensarëve dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "Oj Aishe, a nuk kishit me vete diçka për dëfrim? Ngase ensarët e dëshirojnë dëfrimin."
25. Të mjaftuarit në adhurim
Ka hyrë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në xhami, ka parë një litar të varur mes dy shtyllave dhe pyeti çfarë ishte ajo. I thanë se ishte litari i Zejnebes, e cila kur dobësohej, mbahej tek ai. Ai tha: "Jo, largojeni! Secili prej jush të falet kur është i kthjellët. E, nëse lodhet, atëherë të ulet."Aishja radijallahu anha thotë: "Ka hyrë tek unë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe aty ishte një grua nga fisi Esed. Ai më pyeti: "Kush është kjo?" I thashë: -Filania, e cila nuk bën gjumë natën. Tha: "Uf, punoni nga punët aq sa keni mundësi!"
26. Butësia dhe përkujdesja
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja më e mirë është ajo që di të kalërojë, më e devotshmja është gruaja e kurejshëve, më e buta është ajo që është e butë me fëmijën derisa është i vogël dhe ajo që ruan burrin e saj, pasurinë dhe çdo të mirë të tij."
27. Gruaja më e mirë dhe gruaja më e keqe
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja më e mirë është ajo e buta, që lind, ajo që ka frikë Allahun. Gruaja më e keqe është ajo e zbuluara, mendjemadhja, këto janë edhe dyfytyrëshe…"
28. Lëmosha
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nëse gruaja jep lëmoshë nga ushqimi i freskët i shtëpisë, ajo ka shpërblimin e lëmoshës, por edhe burri dhe shërbëtori gjithashtu." Ummu Buxhejd el Ensarije ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Por kur një i varfër vjen tek dera e shtëpisë sime dhe kërkon lëmoshë e nuk kam asgjë që t'i jap?" Ai tha: "Nëse nuk gjen vetëm se bisht të djegur, atëherë lëshoje atë në dorën e tij."
29. Dhurata
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "O gra muslimane, mos e dalloni njërën fqinjë nga fqinjat e tjera, qoftë edhe me një bisht dashi." Aishja radijallahu anha ka thënë: "O i Dërguar i Allahut! Unë kam dy fqinjë, tek cili prej tyre të jap dhurata?" Tha: “Tek ai dera e të cilit është më afër teje."
30. Kënaqësia e burrit
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "A doni t’ju njoftojë për gruan nga banoret e xhennetit? Është ajo e buta, e ëmbla, lindësja, e cila kur bie nata thotë: -Kjo është dora ime mbi dorën tënde dhe nuk do ta shijojë gjumin derisa ti të jesh i kënaqur."
31. Gruaja e devotshme, shkaktare e lumturisë.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Katër gjëra janë nga lumturia: gruaja e devotshme, vendbanimi i gjerë, fqinji i sinqertë, mjeti i udhëtimit stabil. Katër gjëra janë nga mjerimi: gruaja e keqe, vendbanimi i ngushtë, fqinji i keq, mjeti i udhëtimit jo stabil."I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja martohet për katër gjëra: ...për pasurinë e saj, për farefisin e saj dhe për fenë e saj, martohu me atë që është fetare nëse do të jesh duarplot (të gjesh lumturinë)."
32. Kujdesi ndaj gruas
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujdesuni mirë për gratë, ngase gruaja është krijuar nga brinja dhe gjëja e shtrembëruar në të është maja e saj. Nëse mundohesh ta drejtosh, e thyen atë; e nëse e lë, ajo shtrembërohet edhe më shumë. Pra, kujdesuni mirë për gratë!"
33. Përgjegjësia e gruas
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Secili nga ju është përgjegjës për kopenë e vet,… gruaja në shtëpinë e burrit të saj është përgjegjëse për kopenë e saj."
34. Paraloja me gruan
Aishja radijallahu anha ka thënë: "Kam marr rrugë me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe unë isha e dobët në shëndet. Kemi garuar dhe kam fituar. Pas një kohe, kur unë shtova peshë, atëherë garuam dhe fitoi ai e duke qeshur më tha: "Kjo është për atë që fitove para një kohe."Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Çdo gjë që nuk është përmendje e Allahut është dëfrim dhe lojë, pos që të jetë nga katër gjërat." Prej tyre përmendi “paraloja që burri bën me gruan e tij."
36. Mos vrasja e grave në luftë
Ibën Umeri radijallahu anhu transmeton dhe thotë: "Është gjetur e vrarë një grua në njërën nga luftërat dhe i Dërguari i Allahut e ndaloi vrasjen e grave dhe të fëmijëve."
Përshtati: Unejs Murati |
|
|
|
|