Si ta shfrytėzojmė ditėn e Arafatit? |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e enjte . 25 tetor 2012 |
Kërko nga Allahu që me perëndimin e diellit të ditës së Arafatit Allahu të na falë mëkatet. Kërkoni nga Allahu t’iu bëjë prej atyre që bëjnë punë të mira dhe vdesin duke i vepruar ato.
1- Flej herët ashtu që të mbledhësh forcën për namaz nate. 2- Ngritu për të ngrënë syfyr. 3- Fale namaz sa të mundesh dhe duke qenë në sexhde kërko mëshirën dhe faljen e Allahut. 4- Para namazit të mëngjesit bën istigfar që të shkruhesh prej atyre që kërkojnë falje. 5- Para namazit të mëngjesit merr abdes dhe kujto se mëkatet bien ashtu siç bie pika e fundit e ujit. 6- Mos harro lutjet pas abdesit. 7- Fale namazin e sabahut me xhemat dhe qëndro në xhami për 15 minuta pas lindjes së diellit. 8- Menjëherë pas namazit fillo me tekbiret. 9- Derisa je ne vendin ku je falur, thuaj: Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il-lallah. 10- Mos harro dhikrin e sabahut. 11- Pas lindjes se diellit për 15 min. fal dy rekate dhe llogaritesh që ke bërë haxhxh dhe umre me Muhamedin alejhi selam. Andaj mos e le pa e bërë. 12- Ti mund të zgjedhësh, por nëse nuk flen atëherë shfrytëzoje kohën gjatë gjithë ditës duke përmendur Allahun dhe duke lexuar Kur’an. Por, nëse bën gjumë llogarite adhurim ndaj Allahut. 13- Ngritu për të marrë abdes dhe fale namazin e drekës, kujtoje Allahun dhe lexo Kur’an. 14- Fale namazin e ikindisë dhe bëje dhikrin e mbrëmjes. 15- Lexo Kur’an deri gjysmë ore para namazit të akshamit, lutu duarngritur pa ndërprerë dhe kujto ditën kur do të qëndrosh para Allahut. 16- Mos i harro në lutje vëllezërit dhe motrat e tua që po përjetojnë luftë, kanë brenga, halle dhe derte në çdo cep të botës. 17- Kërko nga Allahu që me perëndimin e diellit të ditës së Arafatit Allahu të na falë mëkatet. 18- Kërkoni nga Allahu t’iu bëjë prej atyre që bëjnë punë të mira dhe vdesin duke i vepruar ato. 19- Me fillimin e ezanit të namazit të akshamit çele iftarin dhe mos harro që agjëruesit nuk i kthehet lutja. 20- Kujdes nga vetpëlqimi dhe mashtrimi i shejtanit gjatë këtyre adhurimeve.
Përshtati: Valdet Kamberi |