Shkruar nga Drenusha
|
e martė. 23 tetor 2012 |
Përbërësit:
- 500 gramë miell, - 40 gramë tharm, - 125 ml qumësht, - 100 gramë sheqer, - 100 gramë margarinë, - 1 ve, - yndyrë për pjekje.
Përgatitja:
Mielli qitet në një enë, në mes qitet tharmi i bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Përreth miellit qitet sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.
Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, qitet edhe veza dhe brumi vazhdohet të përzihet derisa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta. Brumi i ardhur qitet mbi tryezë ose në një vend të rrafshët, dhe tëhollohet në një petë me trashësi prej 2cm, pastaj me anë të një gote peta prehet në rrathë; shtrohet miell, qiten petullat e ndara dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.
Në një tigan qitet vaj i bollshëm dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqen në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hedhet sheqer.
|