Shkruar nga Shkurte Bajraliu
|
e enjte . 18 tetor 2012 |
Që nga lindja më deshe, edhe pse isha fëmija i tetë U kënaqe me ardhjen time në këtë jetë.
Nuk kishe pasuri të më ofrosh dhuratë për mirëseardhjen time Por dashurinë që ma dhe, më ofrove buzëqeshjen e një fëmije.
DASHURI më dhe shumë, edhe pse s’isha brenga e vetme e jotja Jeta të sprovoi shumë, por dashuria për fëmijët e tu rridhte si lumë.
Gjatë gjithë fëmijërisë sime nuk vërejta mungesë për diçka Se të qenurit vajzë e jotja, ishte për mua gjithçka.
Isha fëmijë i lumtur, sepse të kisha ty, babai im Jeta me sprovoi me shumëçka, por jo të qenurit jetim.
Çdo ditë shikoja derën, kur isha fëmijë A mos vallë sot ke ardhur pa më sjellur diçka në shtëpi!?
Dora jote ishte virtyt, gjithmonë me gëzonte mua Asnjëherë nuk hyre në derë, e të jetë dora jote e zbrazët, o baba.
A thua, të kam bërë unë diçka të mirë, sa ti më ke bërë mua?! Vetëm me dua do të shoqërojë, asgjë s’kam për të ofruar.
Sado që shkruaj, është e paktë për meritën tënde, o baba.
Lus Allahun Tim të të falë ty, o babai im, ditën kur të dalim para Allahut, të jem unë ndërmjetësim...
Të dua babai im, prindi me shumë sakrifica në dynja. |