Shkruar nga Arta
|
e shtunė . 06 tetor 2012 |
Dua t'vrapoj... Me krahë të hapur, me shumë dëshirë që t'fluturoj! Dua t'vrapoj, me shpresë që mos të ndalem, më asnjëherë në jetën time. Të iku larg, oh, shumë larg... Të mos i dëgjoj më këto pëshpëritje, këto klithma që jetën ma shkatërruan. Dua t'vrapoj, me dëshirë që më mos të kthehem të iku nga të gjithë, që më shumë mos të zhgënjehem. Dua t'vrapoj, që t’i shuaj këto dhimbje ohh, dhimbjet e shpirtit tim që asnjëherë nuk pushuan. Dua t'vrapoj, në rrugë pa kthim që më mos t'kthehem n'këtë mjerim. Me vite të tëra në këtë verbërim jetova Tani dua të eci... Të vrapoj e më mos të ndalem. Sa shumë të lëndon e vërteta, kur të kuptosh që ''ata'' te të cilët më së shumti ke shpresuar me vite të tëra të kanë mashtruar. Më morën lumturinë, dhe shumë vuajtje më shtuan. E pikëlluar dua të eci me dëshirë që mos të ndalem Me lëndime në zemër këtë kurrë nuk ua bëj hallall me lot kujtoj vuajtjet e jetës sime. Mos më ndalni, më lerni, dua të vrapoj e mos të ndalem... Kur t'shoh duke buzëqeshur më mbush me plot hidhërime të shikoj nuk mundem, të flas e kam mëri Zotin e lus çdo çast që të ndëshkojë për të gjitha që m’i ke bërë ti. Oooo, sa do doja të iku diku larg, shumë larg, që kurrë mos të dëgjoja më për ty. Dhimbje çdo njeri n'këtë botë ka shijuar kjo dynja me dhimbje e vuajtje është ndërtuar edhe pejgamberët me këtë u sprovuan me dhimbje, vuajtje, lot dhe mërzi jetën n'këtë dynja e kaluan. Por, gjetën qetësinë në botën tjetër, në xhenet plot lumturi. Lutem, ditë dhe natë, që me besim të fortë këto t’i kaloj Këto vuajtje, lot dhe mërzi Allah, në botën tjetër, lumturi t'lutem më dhuro Bukuritë e xhenetit më bëj t’i shijoj...
|