MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse SPROVA? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e shtunė . 29 shtator 2012
 Allahu nuk e ka privuar besimtarin për shkak se Ai është dorështrënguar apo koprrac; përkundrazi, e ka privuar për t’i dhënë diç më të mirë dhe e ka parë se ky privim për besimtarin është më i mirë.






Sprovat në jetën e njeriut mund të jenë të ndryshme. Edhe sprovat kanë kohë të caktuar dhe largohen; andaj, ke kujdes që ditët e sprovave të largohen nga ti duke qenë lavdërim për ty, e jo shëmtim.

Pastroje Zotin Tënd nga çdo e metë, fillimisht në veprimet e Tij. Asnjë veprim i Tij, që nënkupton caktimin e Tij nuk është i gabueshëm, çdo gjë që ka caktuar për neve është e dobishme për neve, madje më e dobishme për ne është ajo që Allahu na ka dhënë se sa ne të kishim përzgjedhur.

Njeriu i cili mendon se në situatën në të cilën gjendet m
ë mirë është po të ishte ndryshe, ky njeri nuk e ka pastruar Allahun taman nga çdo e metë, ngase kush e ka caktuar këtë sprovë të cilën të ka ardhur, kush e ka caktuar këtë pamje të cilën je, kush e ka caktuar që të jesh pjesëtar i këtij populli, kush e ka caktuar-Allahu i Lartësuar.

Prandaj, të injoruarit e kësaj situate, të nën
çmuarit e kësaj, të fyerit e kësaj, të gjitha këto e njollosin dhe e cungojnë këtë tespih. Duhet ta madhërojmë Allahun, ta ngrehim lart emrin e Tij dhe qenien e tij nga çdo e metë.


Çdo caktim që të vie është njëra prej dy gjërave:
Është dënim për një gjynah që e ke bërë, dhe nuk ke mundësi të pastrohesh vetëm se me këtë mënyrë, ose ke një gradë të lartë tek Allahu e me veprat tua s’ke mundësi asnjëherë ta arrish atë.

Nga padituria dhe zullumi i robit që e ka, nuk e përjeton dhënien, mosdhënien apo atë që i vie nga Zoti si të rëndësishme, dhe po t’i ipej këtij njeriu një kuptim i gjerë, do ta konsideronte privimin si dhunti dhe sprovën si mëshirë dhe do të kënaqej më shumë me sprovë sesa me jo sprovë.

Të penguarit nga disa gjëra nga ana e Allahut, në realitet është dhënie dhe sprova në realitet për besimtarin është begati.
Ka thënë Sufjan eth-Theuriu: “Allahu nuk e ka privuar besimtarin për shkak se Ai është dorështrënguar apo koprrac; përkundrazi, e ka privuar për t’i dhënë diç më të mirë dhe e ka parë se ky privim për besimtarin është më i mirë.”

Shumë ajete aludojnë se njeriut po t’i ipeshin shumë nga begatitë, do të bënte shkatërrime në tokë dhe do ta dëmtonte edhe veten e tij.

Nganjëherë Allahu të sprovon për të të thyer; për ta ditur ti vendin dhe pozitën tënde.

“Boshti kryesor i imanit është durimi në sprovë dhe kënaqësia me caktim.” (Ebu Darda).

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Çudi është puna e besimtarit, mbarë çështjet e tij janë mirësi, kurse këtë nuk e ka askush përpos besimtarit. Nëse e godet ndonjë mirësi e falënderon Allahun për këtë dhe kjo është mirë për të, nëse e godet ndonjë fatkeqësi duron dhe kjo është mirë për të.”

Natyra e të mirës dhe të keqes përkufizohet me reagimet tona dhe nga qëndrimet tona kundrejt këtyre të mirave dhe fatkeqësive. Dhuntitë shndërrohen në dënim nëse i mohojmë ose i shfrytëzojmë në gjëra që nuk e kënaqin Allahun dhe fatkeqësitë shndërrohen në mirësi nëse durojmë dhe shpresojmë shpërblimin e Allahut.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.