Shkruar nga Fexhria
|
e shtunė . 22 shtator 2012 |

Pandispanja: 6 vezë me 9 lugë sheqer i tund me mikser. Pastaj ia qet 1 ‘pecivë’, 1 sheqer vanilje, 9 lugë miell dhe gjysmë qesje kokos. E pjek në temperaturë 180 gradë C.
Filli: 1 litër qumësht, 1litër ujë dhe një margarine i vlon në një tenxhere. Në një enë tjetër i qet 10 lugë sheqer, 2 pudinga të vaniles dhe 10 lugë nisheste dhe i tund pak me qumësht ose ujë (që të mos bëhen droçka kur i qet pastaj në fill) dhe pastaj i qet në materialin e mësipërm, i përzien edhe pak dhe i largon nga zjarri.
Pasi të ftohet pandispanja e pren në mes, dhe në mes të dy petëve ia qet fillin.
Përmbi mund t’i qesim sheqer pluhur ose shllag.
|