Shkruar nga Arta
|
e diel . 09 shtator 2012 |
Kjo botë është me sprova dhe vështirësi Në këtë botë janë të lehta për t’u përballuar të gjitha Por nga vdekja nuk mund të ik njeri... Ta përshkruash vdekjen, zemra të coptohet Sa herë që vdekjen e kujtoj, kjo zemër gjak më pikon. Fundi është njësoj; si për lypësin ashtu edhe për mbretin. Kur njeriu është i fortë dhe ka besim të drejtë, tek ai duhet të mbizotërojë frika dhe vdekjen kurrë mos ta harrojë. Vdekja mund të vij në çdo çast kush mund ta di! Ndoshta ky është momenti i fundit për mua... vdekja është shumë më afër se sa e keni menduar ndonjëherë! Ndoshta kjo është mundësia ime e fundit, përkujdesja e fundit, paralajmërimi i fundit buzëqeshja e fundit, fjala ime e fundit para se t’më vijë vdekja. Ndërsa po lexoni këta rreshta, kurrë s’mund ta dini nëse do të jemi gjallë në orën që vjen. Nuk dua të qani për mua, nuk dua të vajtoni...! ngrini duart nga qielli, mëshirë nga Zoti për shpirtin tim kërkoni! A mendon ndokush nga të gjallët se mund ta mohojë vdekjen? Assesi jo, të gjithë e dinë që do të vdesin një ditë. Atë ditë shuhet buzëqeshja, lumturia, gëzimi dhe hidhërimi... Vdekja moment i vështirë për të gjithë... Me lot në sy çdo ditë lutem tek Ti, o Allahu ynë Që të ma marrësh shpirtin me lehtësi Të më mbrosh nga dënimi i varrit, Ja'Rabi. |