Shkruar nga Arta
|
e hėnė . 03 shtator 2012 |
Ti gjithë e buzëqeshur rrije! Përse tani nuk qesh? Fytyra të shndriste gjithnjë! Po tani... Përse hesht? Ngrihu dua të shoh të buzëqeshur... Ngrihu të thashë...! Përse s'më dëgjon? Kështu të vyshkur nuk dua të të shoh. Dua të shoh si më parë, të buzëqeshur, me plot jetë... Ngrihu, përse hesht? Përse heshttt… Përse e shtrirë aty më rri? e mbuluar me qefin... Përse të tjerët qajnë mbi ty? Përse hesht? Një fjalë të vetme dua ta dëgjoj nga ti. Por ti prapëseprapë hesht. Të shoh të vyshkur, pa shpirt, pa gjak, pa buzëqeshjen tënde, që tek ti e gjeja gjithnjë. Zgjohu, a më dëgjon? Ngrihu, në sy më shiko! Përse hesht, më trego! Me lot në sy të shikoj. Të flas dhe nuk më dëgjon. Të thërras por prapëseprapë pëgjigje nuk më kthen. E heshtur ti më je. E rëndë qenka ndarja nga ti, dhe hedhja dhe mbi ty. Lamtumirë... Të vetëm këtu të le, në këtë varr të zi. Allahu të mëshiroftë! Natën e varrit ta lehtësoftë! Nga dënimi i Tij t'mbroftë! Në bahçe xheneti atë ta shndërroftë! Me mëshirën e Tij të mëshiroftë! Me të dashurit e tu në xhenet të bashkoftë! Lamtumirë këtu të them Allahu na bashkoftë në xhenet...!
|