Pėr ēdo njeri qė beson Allahun e Lartėsuar |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e diel . 02 shtator 2012 |
Për çdo njeri që i beson Allahut të Lartësuar... Ai njeri e beson edhe shpëtimin nga xhehenemi Por jo duke ndejtur, e pa falur pesë kohët e namazit Gjithashtu duke e mos harruar edhe zekatin.
Ai njeri që ka besim të vërtetë në Allahun e Lartësuar Ik nga rrugët e këqija dhe për çdo ditë falë edhe namazin në xhami me xhemat Namazin, i cili e qetëson atë, dhe ashtu edhe shpirtin e tij.
Për çdo njeri që beson në Allahun e Lartësuar... dhe shumë shpesh në ditë për vdekjen mendon se një ditë të gjithë nga kjo dynja kemi me dalë dhe në varr përgjithmonë kemi me shkue se gjithmonë s’kemi me jetue.
Mos të mashtrohemi, të nderuar muslimanë, në të katër anët e botës kudo që jemi, se ashtu si na ka falë Allahu i Lartësuar Tek Ai ashtu edhe do të kthehemi, por të kthehemi pa mëkate, e për vepra të mira të mundohemi se për vepra të këqija ne dënohemi.
Për çdo musliman që ëndërron ta shijojë botën e përhershme dhe xhenetin Firdevs Duhet të kemi vepra të mira në botën që sot jemi e nesër mund të mos jemi Ndërsa veprat tona, të gjitha i kemi te Allahu i Lartësuar... Allahu në xhenetin Firdevs, inashallah na takon.
|