Shkruar nga Jeta
|
e hėnė. 06 gusht 2012 |
Eci dhe nuk do t'ndalem Eci, edhe nëse të gjithë do t'më qeshin Edhe pse mundohen t’më mposhtin Ёshtë e kotë. Unë krenohem me fenë time Edhe pse s’më doni të tillë Unë e dua Islamin Andaj vazhdoj rrugëtimin tim Dhe eci… E ju më mirë të heshtni Në të mirën tuaj e them Edhe në qoftë se talleni me mua Unë vërtet Allahun e dua Dhe dua t'jem e sinqertë Sepse Allahu e do sinqeritetin. E dua devotshmërinë Kot flisni. Nuk e di pse ju pengon mbulesa ime? Kur unë atë e dua Për Allah! Dhe do ec sa të kem mundësi pas hapave tu, ja Resulul-Allah Do t’i përballoj çdo sfide me sabër dhe iman Dua ta arrij mëshirën Tënde, ja Rrahman. Dua të iki nga kjo dynja me iman Si një robëreshë e Allahut dua të jetoj Kënaqësitë e mëkateve të kësaj dynjaje s’dua t’i shijojë Nga e ndaluara të gjithë dua t’i ndalojë Kënaqësitë e Allahut dua t’i shijojë Andaj mos më pengoni! Lermëni të qetë, s'dua t'ju dëgjojë Dua të ec në drejtësi Ta kaloj këtë jetë mashtruese pa mëkate Më lini të tillë, kështu dua të jetoj Vetëm Allahun dua ta adhuroj Dhe deri në vdekje Atë ta lavdërojë Mëshirën e Tij dua ta fitoj Lus Allahun, xhenetin vendbanim të përhershëm mua t'ma dhurojë. Amin, ja Rabbi!
|