Strehimtari, Zotėriu (ES-SAMED, ES-SEJID) |
|
|
|
Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e hėnė. 30 korrik 2012 |
E tërë bota i është e nënshtruar Atij. Ai është i përsosur me diturinë, urtësinë, me butësinë, me fuqinë, me madhështinë, me mëshirën dhe me të gjitha cilësitë.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.” (Ihlas, 1-2)
Ndërsa, në hadithin të cilin e shënon Ebu Daudi qëndron: “Allahu i Lartësuar është Zotëri” (Sahih, Ebu Davudi).
ES SAMED do të thotë: Zot i përsosur, Zotëri, i Madhi. Nuk ka cilësi të përsosur vetëm se Ai është i cilësuar me të, është cilësuar me përsosmërinë e saj me ç’rast krijesat e Tij nuk mund t’i përfshijnë disa nga ato cilësi me zemrat e tyre. Gjuhët e tyre nuk mund të shprehen për ato. Ai është Strehimtari, Ai synohet në çdo situatë të vështirë: “(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.)” (Rrahman, 29).
Ai është i Pasuri dhe të gjitha krijesat janë të varfra dhe kanë nevojë për Të në krijimin dhe ndihmën e tyre për çdo gjë që kanë nevojë në të gjitha aspektet.
ES SAMED është Ai i Cili e synojnë të gjitha krijesat për të gjitha nevojat në çdo gjendje, ngase Ai është i Përsosur në Qenien e Vet, në cilësitë, emrat dhe veprat e Veta.
ES SAMED është pasuridhënësi që në të hyjnë të gjitha domethëniet e këtij emiri fisnik. Ai është Strehimtari, Atë e synojnë të gjitha krijesat me përulësi dhe nevojë.
E tërë bota i është e nënshtruar Atij. Ai është i përsosur me diturinë, urtësinë, me butësinë, me fuqinë, me madhështinë, me mëshirën dhe me të gjitha cilësitë. |