Mirė se erdhe muaji mė i mirė-Ramazan |
|
|
|
Shkruar nga Sabri Vilanci
|
e enjte . 19 korrik 2012 |
O vëllezër e motra të besimit islam, Edhe pak ditë e po vie muaji më i mirë, muaji i pastrimit e i mëshirës, muaji ramazan.
Po e kam një lutje, për disa njerëz të besimit islam Që bregdetet e kësaj dynjaje i vizitojnë mu në muajin ramazan duke menduar se Allahun do ta mashtrojnë nëpër bregdete duke u kënaqur.
Mos harroni të nderuar ju që mendoni kështu se... Pa dijen e Allahut të Lartësuar as dushku i malit nuk bie nga dega në Tokë, si mendoni ju mu në muajin e Madhëruar bregdetin e vendet turistike t’i vizitoni, e agjërimin ta harroni!
Unë i lutem Allahut të Madhëruar se ju të gjithë nga kjo rrugë e gabuar keni për t’u larguar, se nga bregdeti kurrë shërim s’keni me pasë pos në rrugën e Allahut të gjitha sëmundjet do t’i largoni ndërsa me agjërim të gjitha mëkatet e vitit do t’i largoni e me bregdet vetëm gjynahet do t’i shtoni, e vdekjen ju mos e harroni.
|