Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e shtunė. 14 korrik 2012 |
Namazi është shtylla më madhore e Islamit pas dy dëshmive. Namazi është urdhër i Allahut dhe prej çështjeve më të rëndësishme në fe.
Namazi është pasqyra e punës së muslimanit. Namazi është peshore e respektimit të fesë në zemrën e besimtarit. Namazi është rruga e besimtarëve dhe moto e të shpëtuarve. Namazi është afrim tek Allahu. Namazi është shkollë morale. Namazi është qetësi, lumturi, dritë dhe argument. Namazi është dhuratë hyjnore. Namazi është falënderim për dhuntitë e Allahut. Namazi është preventivë e mëkateve dhe mbrojtje e epsheve. Namazi është falës i gabimeve dhe mëkateve. Namazi është shoqëruesi i muslimanit në sprova. Namazi është sjellës i rrizkut dhe çelës i udhëzimit. Namazi është shpëtim nga dënimi i varrit. Namazi është ngritës i shkallëve të besimtarit. |