Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e martė . 10 korrik 2012 |
“Nuk ka besuar askush prej jush me besim të plotë, derisa nuk e do për vëllain e vet atë që do për veten e tij”. - Muhamedi alejhi selam.
Meriton dashurinë… Ai që mbjell dashurinë mes njerëzve. “Nuk ka besuar askush prej jush me besim të plotë, derisa nuk e do për vëllain e vet atë që do për veten e tij”. (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi) Meriton dashurinë… Ai që i udhëzon njerëzit për t’u dashur mes vete. “A nuk doni t’iu tregoj për një gjë, nëse e veproni do të duheni: ‘Përhapeni selamin mes jush!’” (Muslimi) Meriton dashurinë… Ai që na ka mësuar si t’i pushtojmë dhe qetësojmë zemrat. “Jepni dhurata, që të duheni.” (Imam Maliku në Muvetta) Meriton dashurinë… I Dërguari ynë, Muhammedi, alejhi selam, që është mëshirë për njerëzimin. Dërgoni salavate mbi Muhammedin, alejhi selam! |