MЁNYRA E ABDESIT

 
Shoqes sime Medina! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbone Vilanci   
e enjte . 28 qershor 2012
 Vetëm një mike e mirë si ti më ka dashur dhe ka ditur se çfarë po mendoj dhe çfarë kam brenda vetes. Vetëm një mike e mirë siç ishe ti, ka ditur të ma thotë një të vërtetë prekëse...





Po të mund ta ndryshoja botën, do të ktheja ty, të jetoje përsëri, e të çmalleshim
edhe një herë me ty, të të përqafonim dhe të shtrëngonim shumë e t’i puthnim
ata sy. Më kurrë frymëmarja jote në mesin tonë nuk do të jetë, as zëri yt më nuk
do të na thërret, por shpirti yt në zemrat tona gjithmonë ka me mbet. Edhe 100 vjet
me jetu, unë ty ende ka me të kujtu, se s’mundem shoqen time aq lehtë me harru.
Shoqja ime më e mira, gjithmonë në mendjen time ke me mbet, kjo botë ish veq rrena, tash ti je në botën e re, kujtimet tona kurrë s’kanë m’u tret...
Nuk e pranoj këtë ndarje, se ti lamtumirë nuk më the, ti jeton në mua, kujtimi për ty, shoqe, kurrë s’u shua. Ti shkove se deshi ZOTI, unë tani vuaj duke të qarë ty, të morën engjëjt se të deshën më shumë se mua. Më mungon shumë mua. A thua vallë, pse engjëj s’më merrni edhe mua?

U nise në një rrugë pa kthim dhe ike nga ne, shkove në një anë të botës ku
s’ka perëndim, shkove atje larg për të na harruar, ti tani ike dhe po pres që nga atje  të kthehesh, por nuk qenka e mundur...

Vetëm një mike e mirë si ti më ka dashur dhe ka ditur të më bëj të qesh. Vetëm një mike si ti më ka dashur dhe ka ditur ta kthej mbrapsht, përpjetë një botë që sa ishte gati për t’u rrokullisur poshtë... Vetëm një mike e mirë si ti më ka dashur dhe ka ditur se çfarë po mendoj dhe çfarë kam brenda vetes. Vetëm një mike e mirë siç ishe ti, më ka dashur dhe ka ditur të më thotë një të vërtetë prekëse. Vetëm një mike si ti ka ditur dhe ka dashur të më tregojë sekretet e saj. Vetëm një mike si ti ma ka dashur gjithmonë të mirën, të më sheh të lumtur.

Data 7 janar e këtij viti nuk do të harrohet. Sepse jeta e shoqes sime përfundoi...

Borën ti e pëlqeje, dëshiroje të luaje. Tani më varri yt është mbuluar dhe trupi yt i njomë është nën të.

Në klasë ishe gazmore, këndoje bukur me atë zë, të gjithë ta kishim lakmi dhe
dëshironim të bashkangjiteshim ty. Më kujtohet dita e fundit e gjysmëvjetorit
të parë. Më përqafoje me mall, por unë ndjeja diçka thellë në zemër dhe në
mendjen time se ti nuk do të mbetesh edhe për shumë kohë gjallë. Asnjëherë
më parë sikur atë ditë nuk i përshëndesje të gjithë. Ndoshta ti e ndjeje se në
mesin tonë nuk do të jesh më, por në zemrat tona përgjithmonë. Tash jeta e nënës
tënde nuk paska kuptim pa ty, buza iu ka tharë pa të puthur ty, e s’ti sheh duke
shndritur ata dy sy, zemra i ka plasur, është duke vuajtur me lot në sy.

Se ti nuk do të jesh kurrë më pranë saj dhe dora e saj nuk do të ledhatojë
më ty... Por jeta për të duhet të vazhdojë, e mos ta kthejmë kokën mbrapa
se e kaluara do të na shkatërrojë. Gjithmonë në zemrat tona, Medina, shoqja ime...
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.