Shkruar nga Gzime Tunuzliu
|
e shtunė. 16 qershor 2012 |
Nënë, ti shkove n'tjetër botë, e këtu më le mua më s’mund ta dëgjoj nga ti fjalën - bijë të dua. Të mori Zoti, ty moj nënë, e më la mua pa ty, mërzitem shumë moj nënë, që më s'mund të shoh me sy. Shpesh mendoj për ty nënë e kujtoj ditët që kaluam bashkë prej që vdiqe ti moj nënë në zemër m’u formua një boshllëk. Kur afrohem te varri yt sytë më mbushen plot me lot nënë, ti më le mua dhe shkove në tjetër botë. Të gjithë më shikojnë, moj nënë ndoshta ju dhimbsem unë oj nënë, të gjithë e kanë ditur se të kam dashur shumë. Kur fle natën nënë unë vetëm për ty mendoj do të doja të kem pranë dhe fytyrën tënde ta ledhatoj. Jam pishman, moj nënë se nuk ta dita vlerën prej që vdiqe ti moj nënë vdekja jote na mbylli derën. Askush moj nënë më tek ne nuk vie që prej asaj dite kur u largove prej kësaj shtëpie. |