Shkruar nga Valbona Kelmendi
|
e enjte . 07 qershor 2012 |
- Ajo fjalë e cila e gëzon lexuesin dhe bashkon zemrat. - Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve. - Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Allahut.
Fjala e mirë është:
- Ajo fjalë e cila e gëzon lexuesin dhe bashkon zemrat. - Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve. - Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Allahut.
1. Fjala e mirë është moto për thënësin e saj dhe argument për mirësinë e tij.
2. Me fjalën e mirë mbrohesh nga zjarri.
3. Fjala e mirë e kthen armikun në mik, me lejen e Allahut, dhe mllefin e zemrës në dashuri dhe ngrohtësi.
4. Ajo jep fryte punë të mira në çdo kohë me lejen e Allahut.
5. Ajo ngjitet në qiell dhe i hapen asaj dyert e qiellit, dhe pranohet me lejen e Allahut: “… te Ai ngritet fjala e mire (besimi) dhe veprimi i mire, e Ai i pranon…” (Fatir, 10).
6. Ajo është dhurata dhe mirësia e Allahut për robin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.” (Haxh, 24).
7. Shpërblimi i fjalës së mirë është njësoj si shpërblimi i lëmoshës.
8. Ajo zbut zemrat e të tjerëve, largon lotin e të mërziturit dhe pajton të larguarit.
9. Fjala e mirë është lëmoshë sepse ajo të gëzon zemrën, ta shëron plagën, të largon zemërimin dhe shton paqen. |