Shkruar nga Perihane Tunuzliu-Vilanci
|
e enjte. 07 qershor 2012 |
Unë do ta veshi hixhabin, një shami Që më mbulon kokën, qafën e fytin Sepse unë jam muslimane e cila besoj Se çdo femër e ka obligim ta vë hixhabin.
Sot, fatkeqësisht, kur më shohin në rrugë me shami Njerëzit e pandërgjegjshëm më shikojnë me shumë habi, Mendojnë se jam ndonjë talibane, Sepse syri i tyre është mësuar të sheh ndryshe…
Në Kur’an ne kemi mësuar se çdo femër duhet ta mbajë edhe hixhabin, Sepse kështu së pari e respekton Allahun aze ve xhel, po ashtu respekton edhe veten dhe familjen tënde, si dhe tregohesh se je muslimane.
... Nga ajo ditë që unë e mbaj hixhabin, Shumë e lirë dal në rrugë, ani se dikujt kjo edhe mund t’i pengojë Po unë e respektoj Allahun Një dhe urdhrat që na i ka dhënë Zemra e ime është shumë e qetë tash me hixhab.
Unë në fund e kam edhe një porosi për motra e vajza muslimane veshni hixhabin menjëherë, që të jeni të qeta përherë.
|